Tmerr ne Bolivi, qindra viktima nga koronavirusi gjenden në rrugë

schedule12:33 - 22 Korrik, 2020

schedule 12:33 - 22 Korrik, 2020

Sistemi Shëndetësor në Bolivi është në kaos nga pandemia e Covid 19. Në pesë  ditët e fundit janë gjetur në rrugë mbi 400 viktima të dyshuar se kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Situata dramatike ka përfshirë më së shumti kryeqytetin, trupat e pajetë janë gjetur në makina në trotuare në shtëpi dhe kudo.

Komandanti i policisë Ivan Rohas i cili  udhëheq gjithashtu njësinë speciale, ka deklaruar se besohet se nga 80 deri në 90 për qind e të vdekurve që janë gjetur, kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas të dhënave në Bolivi nga 1 prilli deri më 19 korrik njësitë e specializuara të policisë kanë gjetur nëpër rrugë në total 3.016 trupa të pajetë të njerëzve. Deri të martën në Bolivi janë konfirmuar 60.991 raste të konfirmuara me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!