Tmerr në Belgjikë, gjymtyrë njerëzore gjenden brenda një frigoriferi të hedhur në një kanal

schedule15:50 - 26 Korrik, 2023

schedule 15:50 - 26 Korrik, 2023

Eshtrat e një njeriou janë gjetur brenda një friguriferi të hedhur në një kanal në Belgjikë.

Mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbuluar dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Sipas mediave mësohet se ka qenë një banor i zonës që ka njoftuar policinë pasi vuri re një frigorifer që ndodhej në ujërat e kanalit.

Punonjësit e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë tërhequr frigoriferin jashtë ujit.

“Menjëherë ne pamë dy krahë dhe dy këmbë brenda, “ka thënë zëdhënësja e zyrës së prokurorit në Liege, Catherine Collignon.

Thonjtë e duarve dhe bizhuteritë ishin ndër të dhënat e shumta që i çuan autoritetet në përfundimin se ishin pjesë të trupit femëror, sipas provave të para të ndara nga zëdhënësja e prokurorit.

“Gjëja më e rëndësishme tani është identifikimi i viktimës për të lidhur ndoshta rastin me një zhdukje,” tha ai.

Frigoriferi ndodhej në kanalin Albert që lidh portin e Antwerpen me Liège./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!