“T’ka mami yll”…. Reality show në ABC, që rikthen Ilda Bejlerin në ekran

schedule14:09 - 12 Shtator, 2021

schedule 14:09 - 12 Shtator, 2021

“Pasi riktheva dallandyshet, me një sukses spektaklor, i rikthehem baleti në një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm: T’ka mami yll. Dance Reality Show, në televizionin ABC, do të vijë Premierë Absolute, këtë sezon të ri televiziv, nën prezantimin tim. #jukamamiylltegjitheve”.

Ky ishte postimi që Ilda Bejleri bëri dje në Instagramin e saj, duke komunikuar kështu lajmin e rikthimit të saj në ekranin televiziv, në ABC, këtë herë krejt ndryshe, larg sportit e pranë fëmijëve që do të sfidojnë njëri- tjetrin në kërcim e pranë mamave të tyre që do të mbështesin e mbrojnë vajzat e djemtë e tyre përgjatë kësaj gare të fortë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri)

Jo pa qëllim, e bëri dje këtë lajmërim Ilda Bejleri. Sepse pikërisht dje kanë nisur dhe xhirimet e para për realizimin e këtij reality show që premton të jetë ndër më të ndjekurit e këtij sezoni, sepse do të ketë jo vetëm show kërcimi por dhe përballje mes fëmijëve me njëri- tjetrin e mamave mes tyre. Debatet e forta kanë filluar që në xhirimet e natës së parë të këtij reality show.

Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori dhe drejtori artistik i këtij projekti shpjegon se “T’ka mami yll” do të vijë në ekranin e ABC jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm reality, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.

Beteja do të filloje së shpejti në ABC, me autorësi të Zefina Hasanit, e njohur si autore e “Big Brother Albania”, “The Voice of Albania” , “Dancing with the stars Albania” dhe “Hell’s Kitchen”./abcnews.al