TIRANË- Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë zhvilluar një operacion kundër tjetërsimit të pronave dhe ndërtimeve pa leje në Shëngjin dhe tek “Rana e Hedhun”.
Janë ekzekutuar 9 urdhër arreste për zyrtare ter Kadastrës, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe ish efektivë policie.
Sipas informacioneve, në zonën e Ranës së Hedhun dyshohet të jenë tjetërsuar prona për të ndërtuar disa objekte banimi që më pas janë legalizuar.
Gazetarja dhe autorja e “Gjërave Tona” Etleva Delia, thotë se skema e përdorur në këtë veprimtari është e jetë me atë të vitit 2018, ku i përfshirë ka qenë dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ajo zbuloi dhe skemën se si është bërë tjetërsimi i pronave, kryesisht në zonat turistike .
“E njëjta skemë e tjetërsimit dhe e legalizimit të objekteve me atë që ka ndodhur në 2018 ku u përfshi edhe ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës. Fillimisht bëhet tjetërsimit të pronave, behej falsifikimi i dokumenteve, pastaj kalimi në pronësi të këtyre pronave te individë që as nuk kanë dijeni”, tha ai./abcnews.al

