Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj. Ish-zyrtrari vendor u gjet fajtor për akuzën ë shpërdorimit të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në vendin e njohur si rana e hedhurn. Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa apeli vendosi dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Frrokaj u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga aministia, por tashmë pritet të rikthehet sërish në qeli për të vuajtur dënimin e dhënë. Po kështu atij iu hoq e drejta që për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion public. Përveç Frrokajt gjykata ndryshoi vendimin edhe për Bledar Carën, ndryshe nga shkalla e parë që pushoi hetimet, apeli e dënoi me 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Edhe për Juxhina Memën u dha I njëjti vendim, por dënimi me burg u pezullua dhe u caktuqa shërbim prove për 5 vitet e ardhshme.
Ndërsa sipërfaqja e tokës prej 66 mijë metra katror në zonën e ranës së hedhun u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit. Hetimet për përvetësimin e kësaj sipërfaqeje me vlerë rreth 13 milionë euro nisën që në vitin 2019. Frrokaj është dënuar me 2 vite burg nga gjykata e shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Nga hetimi ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll mes të cileve dhe Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i kësaj komune, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona. /abcnews.al