Manchester City ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Pas afrimit të Ferran Torres nga Valecia, klubi anglez ka siguruar edhe shërbimet e Nathan Ake. 40 milion paund u paguan në arkat e Bournemouth për mbrojtësin holandez, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
25-vjeçari është një prodhim i Feyenoord dhe më parë ka provuar të luajë me Chelsea. Ake numëron 11 ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar me kombëtaren holandeze. “Është një ëndërr për mua të bëhem pjesë e Manchester City. Ky është një klub i madh, i mbushur me lojtarë të klasit botëror.
Guardiola është një trajner i admiruar në mbarë botën. Sukseset që ka arritur janë të pabesueshme dhe më pëlqen shumë stili i tij i futbollit. Jam gati të luftoj për të zënë një post titullari“, u shpreh qendërmbrojtësi pasi firmosi kontratën. /abcnews.al
— Manchester City (@ManCity) August 5, 2020