Tashmë gjithçka është zyrtare, talenti brazilian, Deivid Ëashington ka nënshkruar një kontratë 7-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër sezon ekstra në rast se qëndron për aq gjatë te “blutë”.
Për kartonin e tij, Chelsea derdhi në arkat e brazilianëve të Santosplot 20 milionë euro, të shpërndara në formulën 16 milionë euro për për vlerën e lojtarit dhe 4 milionë të tjera, në formën e bonusit.
Me afrimin e brazilianit, tashmë shtohet një tjetër rival në majën e sulmit për “bomberin” shqiptar, Armando Broja e ardhmja e të cilit ende mbetet në duart e teknikut të “bluve”, Maurizio Pochettino. /i.m /abcnews.al