Tjetër tronditje në Liban, shpërthen depoja e armatimeve

schedule16:54 - 22 Shtator, 2020

schedule 16:54 - 22 Shtator, 2020

Një depo armësh që i përkiste “Hezbollah”-ut shpërtheu në Liban ditën e sotme për shkak të një gabimi teknik, sipas Reuters. Shpërthimi shkaktoi një tjetër tronditje pas asaj të muajit gusht. Shpërthimi ndodhi në qytetin port të Sidonit.

 

Nga të dhënat e para nuk raportohen viktima. Anëtarët e grupit vendosën një kordon sigurie, duke ndaluar gazetarët të afroheshin në zonë. Shpërthimi misterioz vjen shtatë javë pas atij në portin e Bejrut, që vrau 200 njerëz, plagosi 6500 të tjerë dhe dëmtoi dhjetëra mijëra ndërtesa në kryeqytet, Bejrut./ db/Abcnews.al