Tjetër transferimi i “Bardhebluve”, në “Selman Stërmasi” zbarkon mesfushori spanjoll

schedule21:30 - 2 Korrik, 2024

schedule 21:30 - 2 Korrik, 2024

Pas një sërë afrimesh në portë, mbrojtje dhe në gjithë repartin e sulmit, “Bardheblutë” e Tiranës kanë siguruar shërbimet e një mesfushori cilësor për sezonin e ardhshëm, me 28-vjeçarin, spanjoll, Ian Soler, i cili do të udhëheqë lojën e skuadrës së Bledi Shkëmbit për në edicionin 2024-2025, ku padyshim objektivi kryesor është rikthimi i rekordmenëve, në majë të futbollit shqiptar.

Soler është një lotjar me goxha eksperiencë, teksa në karrierën e tij ka luajtur me ekipe të ndryshme, në Spanjë, Angli, Slloveni, SHBA, Lituani e Itali, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Alessandria, në kategorinë e katër në Apenine, ku zhvilloi 15 ndeshje e shënoi 1 gol, teksa duhet theksuar se është një lojtar i prodhuar nga akademia e Espyanol.

Spanjolli është bashkuar këtë të martë, më “Bardheblutë” dhe do të provojë që të japë më të mirën e tij e të ndihmojë ekipin që në ndeshjet e Conference League, aty ku Tirana ashtu si vitin e shkuar do të përballet me një ekip gjeorgjian, si Torpedo Kutasi, me sfidën e parë që do të zhvillohet në Gjeorgji, më 11 qershor, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më pas në Tiranë. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë i klubit të Tiranës: