Pas tragjedisë në Spanjë, ku u nda nga jeta e ëma e Pep Guardiolës nga Koronavirus, një tjetër person ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për trajnerin legjendar serb, Radomir Antic.
Si futbollist, Antic ka luajtur 17 vite për ekipin e Partizanit të Beogradit, ndërsa si trajner, ishte shumë i suksesshëm tek Atletico Madrid, ku fitoi dopietën (La Liga & Copa del Rey) në sezonin 95/96.
Strategu serb ka drejtuar gjithashtu edhe dy ekipet gjigante spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid. Radomir Antic ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare./abcnews.al
Radomir Antic has passed away at the age of 71.
The Serb most notably played for Partizan in a 17-year playing career. After retirement, he coached Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona and Serbia, among others.
Our thoughts are with his family at this time. RIP
pic.twitter.com/J0CoJ7kqOh
— Goal (@goal) April 6, 2020