Tjetër tërmet në Kaliforni

schedule09:40 - 6 Korrik, 2019

schedule 09:40 - 6 Korrik, 2019

Kalifornia tronditet nga një tjetër tërmet pas atij që u ndje dy ditë më parë me magnitudë 6,4 të shkallës Rihter. Lëkundjet e fundit ishin edhe më të fuqishme, duke shënuar magnitudën 7,1 Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në të njëjtin lokalitet me atë ku ra tërmeti i dy ditëve më parë.

Nga tërmeti i sotëm, që sipas burimeve është më i forti në 20 vitet e fundit në këtë shtet amerikan, kanë mbetur të lënduar disa persona. Lëkundjet sizmike që zgjatën rreth 30 sekonda janë ndjere edhe në Meksikë.

Disa rrugë pranë zonës, ku ishin epiqendra e tërmetit janë çarë ose shkatërruar. Për këtë arsye autoritetet e kontesë së goditur janë detyruar të venë në funksion rrugë të tjera alternative./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!