Tjetër telash për Brozovic, mesfushori i pirë nuk mban dot nervat në spital

schedule15:40 - 31 Korrik, 2020

schedule 15:40 - 31 Korrik, 2020

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është përfshirë në një tjetër incident mbrëmjen e djeshme. Ka qenë policia lokale ajo që është përpjekur për ta qetësuar lojtarin, i cili ndodhej në një nga urgjencat e Milanos.

Sipas raportimit të “ANSA”, 27-vjeçari ishte së bashku me një mikun e tij, i cili kishte një problem në këmbë. Brozovic kërkonte nga personeli mjekësor që shoku i tij të tejkalonte radhën, ku të tjerë pacientë kishin problem më serioze se këmba e 42-vjeçarit.

Mësohet se mesfushori ishte nën efektin e alkolit dhe u qetësua vetëm në momentin kur oficerët e policisë e paralajmëruan se mund të ndiqej penalisht.

Më vonë ai i këkoi falje të gjithëve, përfshirë këtu dhe personelin mjekësor. Kujtojmë se vetëm dy javë më parë ai u përfshi në një tjetër incident me policinë, ku atij iu bllokua patenta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!