Tjetër sulmues për Egnatian, “Rrogozhinasit” shtojnë forcat për titullin kampion

schedule19:16 - 13 Shkurt, 2024

schedule 19:16 - 13 Shkurt, 2024

Prej disa javësh konsiderohen si pretendentët absolutë për fitimin e trofeut të Superiores, këtë sezon. “Rrogozhinasit” e Egnatia janë padyshim skuadra për t’u mundur këtë sezon edhe pas ndarjes së papritur nga jeta, të ish-“yllit” ganez, që la “gjurmë” në futbollin shqiptar, Raphel Dëamena, si dhe shitjes gjatë merkatos së dimrit, të “bomberit” lituanez, Gytis Paulauskas.

Klubi deri më tani ka tentuar t’i zëvendësojë denjësisht të larguarit, me emra si Sebastjan Spahiu, Melih Ibrahimoglu, Lubas, Montenegro apo edhe ish-“bomberi” i Teutës, Mari Gjata. Mirëpo, duket se bordi i Rrogozhinasve nuk është kënaqur me kaq, teksa planifikojnë të afrojnë një tjetër lojtar të huaj, në elitën e futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Youba Drame, me 26-vjeçarin, i cili prej 4 sezonesh ishte pjesë e çekëve, së Zlin, ku në 117 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë 12 gola, si dhe të dhurojë 10 asistime, rekord jo për t’u mbajtur mend, por shpresojmë, që t’u japë “Rrogozhinasve” ndihmën e duhur për sigurimin e titullit të parë kampion në histori. /i.m /abcnews.al