Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosiya në bregun lindor të Krimesë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i republikës së diskutueshme të Krimesë, Sergej Aksyonov, në kanalin e tij Telegram, sipas raporteve nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
“Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosia,” tha ai.
Mbetjet nga raketa e rrëzuar ranë në një vendbanim të Krimesë, por nuk shkaktuan lëndime apo dëme, tha Kryuchkov. Gjatë javëve të fundit, Ukraina ka tentuar vazhdimisht të sulmojë infrastrukturën e Krimesë me dronë.
/abcnews.al