Një tjetër sukses vjen për artistët shqiptarë në botë.
Së fundmi, ka qenë balerina Klaudia Pepa, e cila është bërë pjesë e videoklipit të shumëpritur, të këngëtarit të njohur italian Fabrizio Moro.
Kënga mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në fokus ka një histori dashurie që nis që në fëmijërinë e protagonistëve. Një vajzë e vogël që dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin dhe i dashuri i saj që gjen mënyrën më romantike për ta admiruar në heshtje.
Në klip, Klaudia ka rolin e protagonistes dhe ndërkohë që kërcen me mjeshtëri, “vitet” kalojnë.
Më poshtë do të gjeni klipin, i cili është pritur shumë mirë nga publiku italian dhe jo vetëm. l.k/abcnews.al