Tjetër sukses i arbitrazhit shqiptar, Enea Jorgjit i besohet sfida e Conference League

schedule18:56 - 13 Shkurt, 2024

schedule 18:56 - 13 Shkurt, 2024

Mund thuhet me plot gojë së është një nga ikonat e abritrazhit shqiptar. Enea Jorgji do të jetë sërish protagonist në arenën ndërkombëtare të futbollit evropian, me 39-vjeçarin, i cili është caktuar nga UEFA, për të arbitruar sfidën e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të Conference League, me norvegjezëve të Molde e polakëve, të Legia Ëarzaë.

Asistentë të Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si arbitra anësorë, ndërsa Eldorjan Hamiti është caktuar si gjyqtar i katërt. Në grupin e arbitrave do të jenë edhe 2 italianë, teksa në sallën e VAR vëzhguesi kyesor do të jetë italiani, Luca Pairetto, ndërsa në rolin e asistentit do të jetë bashkkombasi i tij, Michel Fabbri.

Ndërkaq, kutjojmë se “specialisti” i arbitrimit në Abissnet Superiore është kthyer në një vendosës rregull, me “kohë të plotë”, në kompeticionet madhore të UEFA-s, teksa ka drejtuar një sfidë në fazën e grupeve të Champions League, mes Young Boys e Leipzig, si dhe ka drejtuar 2 sfida në fazën e grupeve të Europa League, atë Sporting-Rakoë e Rakoë-Atalanta, si dhe atë të fazës kualifikuese, Royal Union SG-Lugano. /i.m /abcnews.al