Tjetër shqiptar te Lokomotiva Zagreb, kroatët ia “rrëmbejnë” Laçit në limite

schedule16:27 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:27 - 3 Tetor, 2020

Edis Maliqi është një prej lojtarëve të shumtë që u largua nga Kukësi këtë periudhë. Anësori i djathtë ishte pjesë e verilindorëve në dy sezonet e fundit, teksa refuzoi të rinovonte dhe doli lojtar i lirë.

25-vjeçarin e tentoi Laçi dhe akordi me kurbinasit ishte shumë afër. Gjithsesi, në fund u fut Lokomotiva e Zagrebit në lojë dhe ia “rrëmbeu” lojtarin bardhezinjve.

Klubi kroat, aty ku është formuar një koloni e madhe me shqiptarë, ka gjetur marrëveshjen me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut. Maliqi do të prezantohet në orët e ardhshme si lojtari më i ri i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!