Sergio Ramos u largua, Raphaël Varane është gati të ndjekë të njëjtën rrugë, teksa një tjetër lojtar i rëndësishëm i këtyre viteve te Real Madrid është edhe Marcelo.
Braziliani pritet të nisë një aventurë të re në karrierë dhe mediat spanjolle flasin për një largim të tij nga skuadra ku luan prej vitit 2007
Carlo Ancelotti e ka në mendje zëvendësuesin e mbrojtësit të majtë brazilian. Bild raporton se i preferuari i trajnerit italian është Raphael Guerreiro.
27-vjeçari portugez po shkëlqen prej vitesh te Dortmund dhe kombëtarja luzitane. Problem mbetet fakti që verdhezinjtë gjermanë kërkojnë 60 milion euro për ta lënë të lirë.
Shumë e papërballueshme për “Los Blancos”, të cilët kërkojnë që Dortmund të ule pretendimet për të nisur zyrtarisht operacionin e transferimit të lojtarit në “Santiago Bernabeu”. /abcnews.al