Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër rekord për Lebron James/ “The King” bëhet lojtari me më shumë kosha në historinë e NBA

schedule12:13 - 6 Mars, 2026

schedule 12:13 - 6 Mars, 2026

Edhe tani ka shumë njerëz, që mendojnë se ai është më i miri në historinë e NBA. Por, LeBron James është gati ta zyrtarizojë këtë edhe me shifra.

“Mbreti” i basketbollit amerikan vendosi një tjetër rekord në karrierën e tij, duke kaluar një legjendë si Kareem-Abdul Jabbar për numrin e koshave të shënuar.

Në ndeshjen e fundit kundër Denver, LeBron James arriti në 15838 kosha, duke I lejuar atij të vendosë një tjetër primat në historinë e NBA.



Pesëshja e parë e kësaj renditje plotësohet me emra të tjerë të mëdhenj të basketbollit amerikan dhe botëror si Carl Malone, Ëilt Chamblerlain dhe Michael Jordan.

Pas këtij triumfi personal, LeBron ka në shënjestër edhe një tjetër rekord, që do ta çimentonte fronin e tij në “Olimpin” e NBA.

Ylli i Lakers është vetëm gjashtë ndeshje larg për t’u bërë lojtari me më shumë paraqitje në ligën amerikane të basketbollit. Ky rekord mbahet nga Robert Parish me 1,611 sfida në sezonet e rregullt.

Pavarësisht mbrëmjes magjike personale të LeBron James, Los Angeles Lakers zhgënyen në transfertën e Denver, duke u mundur me rezultatin 120-113./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!