Tjetër rekord infektimesh në Çeki, mbi 3000 raste të reja me Covid në 24 orë

schedule10:18 - 18 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 18 Shtator, 2020

Republika Çeke ka raportuar një tjetër rekord të rasteve me Covid-19, për të tretën ditë radhazi. Radio Prague International ka raportuar 3,130 raste të reja, një ditë pasi u raportuan më shumë se 2,000 raste për herë të parë.

Vendi me 10.7 milionë banorë është përballur me rritje të numrit të të infektuarve këtë muaj, shifra që nuk janë parë gjatë valës së parë të shpërthimit të koronavirusit në muajin mars.

Për shkak të kësaj rritjeje, qeveria ka ashpërsuar vendimet, duke përfshirë vendosjen e maskës si dhe ka kufizuar orarin e punës së restoranteve dhe bareve. Autoritetet çeke po përpiqen që të shmangin izolimin kombëtar që kanë zbatuar në fillim të pandemisë, që ka dëmtuar ekonominë. s.ba/abcnews.al