Luke Shaw ishte shumë pranë rikthimit në fushë teksa mungon prej muajit shkurt, mirëpo, mbrojtësi ka pësuar një tjetër tërheqje muskulore që shtyn rikthimin e tij në fushë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij në Euro 2024 që starton më datë 14 qershor.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pritet që të shpallë listën e të grumbulluarve brenda një jave dhe Shaw është me një pikëpyetje të madhe. Nga ana tjetër, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag theksoi se nuk e di nëse lojtari do të jetë gati për Europian, por shtoi se do të tentojnë që fillimisht ta rikuperojnë për finalen e FA Cup ndaj Manchester City.
“Nuk e di nëse Shaw do të rikuperohet në kohë dhe të grumbullohet për Europianin. Di vetëm që ne do të tentojmë ta kemi në dispozicion për finalen e FA Cup. Lojtari po përjeton një periudhë shumë të komplikuar, tani pësoi një problem të ri dhe na duhet të zbulojmë se për çfarë bëhet fjalë”,- u shpreh Ten Hag. /i.m /abcnews.al