Nuk kanë fund problemet te “Bavarezët” e Bayern Munich, me këta të fundit, që po përjetojnë një krizë rezultatesh, pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Bayer Leverkusen, në kampionat me rezultatin, 3 me 0 dhe ndaj “Shqiponjave” të Lazio, në përballjen e parë, të fazës së 1/8-ve, të UEFA Champions League, mirëpo duket se ky nuk është telashi i vetëm për rekordmenët e futbollit gjerman.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, tashmë e gjejnë veten të privuar edhe nga shërbimet e Sacha Boey në javët në vijim, teksa periudha ekzakte e munegesës së mbrojtësit do të mësohet në ditët në vijmin.
Dëmtimi është kominukar nga vetë klubit, të cilët me anë të në një deklarate në faqen zyrtare, njoftuan tifozët se mbrojtësi i krahut, i blerë në merkaton e dimrit nga Galatasaray për 30 milionë euro, pas një dëmtimi disi të rëndë muskulor në kofshën e majtë dhe për rrjedhojë, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. /i.m /abcnews.al