Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tjetër ngjarje kriminale në Selanik, një person sulmon me thikë një grua dhe djalin e saj

schedule13:45 - 29 Nëntor, 2021

schedule 13:45 - 29 Nëntor, 2021

Një tjetër ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Selanik , konkretisht në rrugën Dafnis 3.

Një 50-vjeçar ka debatuar me një grua 40-vjeçare dhe me djalin e saj 19-vjeçar.

Më pas situata është acaruar dhe 50-vjeçari i ka sulmuar ata me thikë. Për pasojë nëna dhe djali i saj 19-vjeçar kanë mbetur të plagosur rëndë me thikë dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Autori I kësaj ngjarje të rëndë vijon të jetë i lirë.



Po gjatë mëngjesit të sotëm një ngjarje kriminale ndodhi në Selanik ku një burrë vrau me thikë gruan e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!