Tjetër lëvizje tek Egnatia, tani ka një largim

schedule21:36 - 5 Janar, 2020

schedule 21:36 - 5 Janar, 2020

Tjetër lëvizje te skuadra e Kategorisë së Parë, Egnatia. Mesfushori Rei Qelimi është larguar nga klubi. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, skuadra e Egnatias konfirmoi se dy palët, kanë ndërprerë kontratën me konsensus.

Njoftimi i Egnatias:

“Rei Qelimi ndërpret kontratën me FK Egnatia.

Egnatia dhe mesfushori Rei Qelimi, kanë ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me konsensus.

FK Egnatia i uron suksese në karrierë ish-mesfushorit tonë, duke e falënderuar për bashkëpunimin e dhënë me fanellën e FK Egnatias”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!