Jo vetëm Hans-Dieter Flick. Trajneri nuk është i vetmi që do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Aventura bavareze do të përfundojë edhe për Miroslav Klose.
Ish-sulmuesi i famshëm, i cili punon si ndihmës i Flick te rekordmenët e futbollit gjerman, ka folur rreth së ardhmes së tij në prononcimin e dhënë për Kicker.
“Do të vendos vetë se çfarë do të bëj sezonin e ardhshëm, idetë i kam të qarta. Mendoj se Kahn e di që nuk do të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm“, deklaroi 42-vjeçari.
E ardhmja? Mediat gjermane janë të bindura që Klose do të ndjekë Flick në eksperiencën e re te kombëtarja e Gjermanisë, detyrë që do e marrë pasi të përfundojë Euro 2020. /abcnews.al