Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër largim me parametra zero nga Arsenali, Arteta nuk e bindi dot

schedule13:19 - 28 Maj, 2020

schedule 13:19 - 28 Maj, 2020

Nga skuadra e Arsenalit, janë të shumtë futbollistët që janë larguar me parametra zero, ose për “qindarka”, duke qenë se nuk iu është rinovuar kontrata dhe kanë qenë në vitin e fundit. Emra si Nasri, Fabregas, Van Persie, Alexis Sanchez, janë vetëm disa nga yjet që Arsenali ka humbur për shkak kontrate.

Së fundmi, pritet që Arsenali të humbasë edhe shërbimet e Aubameyang, që është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar të rinovojë. Gjithsesi, për Aubameyang ka ende shpresë, por për brazilianin David Luiz, gjithçka duket e vendosur.

33 vjeçarit nuk i është rinovuar kontrata nga drejtuesit e klubit, pavarësisht se Arteta preferon ta mbajë në skuadër. Ardhja e Saliba nga huazimi që ishte te St. Etienne, duket se ka qenë arsyeja e këtij vendimi të klubit londinez, me David Luiz që duhet të gjejë një skuadër tjetër tashmë, pas vetëm një viti nga transferimi nga “komshinjtë” e Chelsea../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!