Tjetër lajm “i hidhur” për “Katalanasit”, anësori i mbrojtjes humb pjesën e mbetur të sezonit

schedule17:56 - 30 Janar, 2024

schedule 17:56 - 30 Janar, 2024

Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit, humbjes ndaj skuadrës së Villarreal, dorëheqjes së teknikut, Xavi, si dhe një sërë mungesah, në të gjitha repartet, tashmë “Katalanasit” e Barcelona-s kanë marre një tjetër lajm të “hidhur”, që pritet t’ua shkatërrojë edhe më shumë sezonin katastrofik që po kalojnë.

Anësori i mbrojtjes së “Blaugranave”, Alejandro Balde u dëmtua në përballjen e Kupës së Mbretit, ndaj Atheltic Club dhe u duk se dëmtimi nuk do të ishte aq i gjatë, mirëpo pas përfundimit të këtij operiacioni, të kryer në Turku, të Finlandës, nën mbikëqyrjen e mjekëve të Barça-s, “ylli” 20-vjeçar pritet të mungojë për një kohë tejet të gjatë.

Sipas raportimeve më të fundit, të klubit “Katalanas”, dëmtimi që pësoi në tendinën e kofshës së djathtë pritet ta lërë talentin e prapavijës plot 4 muaj jashtë fushave të blerta, duke humbur kështu jo vetëm gjithë pjesën e mbetur të sezonit, por duke rrezikuar kështu edhe prezencën në Kampionatin Evropian të futbollit, “Euro 2024”.

Lajm i trishtë ky për tifozët e Kombëtares spanjolle, por shumë i mirë për “Legjionarët” tanë, të cilët, kujtojmë se ndodhen në gurpin B, të turneut prestigjioz për përfaqësuese që do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik të kësaj vere, së bashku me Kombëtaret e Italisë, Kroacisë e Spanjës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!