Tjetër krim në familje trondit Greqinë, 54-vjeçari qëllon me 8 plumba gruan në lokalin e vëllait

schedule11:40 - 3 Gusht, 2021

schedule 11:40 - 3 Gusht, 2021

Një krim brenda familjes ka tronditur sërish Greqinë, pak ditë pasi shqiptari masakroi me thikë gruan në banesën e tyre.

Një grua është qëlluar me tetë plumba nga burri i saj 54-vjeçar në zonën e Larisës. Mediat greke bëjnë me dije se ai është futur në tavernën e vëllait të saj, ku ajo punonte duke qëlluar me armë.

Vrasësi u përpoq të arratisej por u ndalua nga policia. Motivi i krimit nuk dihet ende.

43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar në biznesin e vëllait të saj, i cili pas disa problemeve me shëndetin ndodhet në një qendër rehabilitimi.

I shoqi kishte udhëtuar nga Athina për t’i marrë jetën. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!