Edinson Cavani është larguar nga PSG dhe po pret ofertën e duhur për vazhdimin e karrierës. Interesimi për “El Matador” është i madh, teksa garës për shërbimet e tij i është bashkuar edhe një klub “big”.
Le10Sport raporton se Bayern Munchen është i interesuar për shërbimet e bomberit uruguaian. Kampionët e Gjermanisë e shohin si një alternativë super për Robert Lewandowskin.
Cavani dëshiron të qëndrojë në Evropë dhe Bayerni është një opsion perfekt për të. 33-vjeçari do të përfitonte rrogën e duhur në Bundesligë dhe do të aktivizohej në një skuadër që pretendon të fitojë çdo trofe të mundshëm. /abcnews.al