Tjetër humbje mes bluzave të bardha, nuk e fiton betejën me Covid-19 infermieri i kirurgjisë

schedule20:18 - 9 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 9 Nëntor, 2020

Infermieri Enver Maloku ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Mësohet se Maloku ka ndërruar jetë tek Infektivi. Maloku ishte infermier tek klinika kirurgjikale në QSUT.

Në një postim në Facebook, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë njofton:

“Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku.
Humbje e madhe per familjen por dhe per koleget dhe pacientet qe e njohen.
Do te kujtojme gjithmone te qeshur dhe te gatshem per ti sherbyer pacienteve ashtu si vetem ti dije.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shpreh ngushellime te perzemerta familjes dhe miqve te tij.
Humbje qe na trishton te gjitheve.
Fatkeqesisht askush nuk eshte imun ndaj ketij virusi vdekjeprures sidomos infermieret qe jane kontakti i pare ne frontin e pare te luftes kunder ketij virusi.” s.b/abcnews.al/

Nderron jete nga covid-19 Infermieri i Kirurgjise Digjestive 1 ne QSUT Enver Maloku.
Humbje e madhe per familjen por dhe…

Posted by Shoqata e Infermiereve te Shqiperise on Monday, November 9, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!