Gjykata e Strasburgut, ka gjetur një sër shkeljesh në procesin e shkarkimit nga detyra në të dyja shkallët e Vettingut, të ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Por edhe pse në procedurat e vettingut ndaj Selimit, janë gjetur shkelje, Gjykata e Strasburgut, thotë se nuk mund të pranojë të vendos rikthimin e tij në detyrë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut ish gjyqtari Shkëlzen Selimi, I është dhënë një version I redaktuar i raportit ku flitej për aktivitetet të papërshtatshme, duke mos I dhënë mundësin që të kishte qasje në dokumentet që e shoqëronin raportin e plotë. Më tej në vendimin e Strasburgut thuhet, se në Komisioni I Pavarur I Kualifikimit, ka paraqitur të dhëna ku pretendohet se Shkëlzen Selimi ka pasur kontakte me persona të inkrimunuar, por mbrojtësve ligjor të Selimit nuk iu vendosën në dispozicion provat .
“Organet e verifikimit mbajtën një qëndrim të paqartë në lidhje me numrin aktual dhe funksionet e personave që dyshohet se ishin ndikuar nga Shkëlzen Selimi, ose ishin përfshirë.”
Gjykata konsideron se të drejtat procedurale të Shlëzen Selimit ishin gjithashtu të kufizuara dhe se nuk u zbatuan masa kundërbalancuese për ti ofruar mbrojtje.
Në përfundim Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg thotë se Shkëlzen Selimit i është shkelur e drejta për proces të drejtë ligjor, neni 6 pika 1 e Konventës, dhe për këtë shteti shqiptar duhet ta dëmshpërblejë me 6500 euro, edhe pse vetë ish gjyqtari i Lartë kërkoi 150 mijë euro dhe mbi 15 mijë euro shpenzime gjyqësore. Vendimi I Strasburgut për Selimin, sipas avokatit të këtij të dunit, Ylli Manjani, është një arsye që shteti shqiptar duhet ta rikthejë menjëherë në punë ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë.
Ndaj Shkëlzen Selimit edhe SPAK nisi një procedim penal në vitin 2022, por në korrik të këtij viti, Gjykata e Posaçme e dkelaroi të pafajshëm për akuzën e fshehjes së pasurisë.

