Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia do të ndalojnë importet e arit rus si pjesë e sanksioneve të reja kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë, tha Downing Street përpara samitit të G7 që fillon pas disa orësh në Gjermani.
“Këto masa do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të sulmojnë zemrën e makinës luftarake të Putinit”, tha kryeministri britanik Boris Johnson, i cili do të marrë pjesë në një samit treditor të G7, vendeve më të industrializuara në Alpet bavareze.
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet prej disa orësh në Mynih, Gjermani për të marrë pjesë në samitin e G7 nga 26 deri më 28 qershor në Slos Elmau. Biden u prit nga kryeministri i shtetit Marcus Zeder.
Më herët gjatë ditës, mikpritësi i samitit, kancelari Olaf Scjolz, ka mbërritur në Bavari, ku do të ketë një takim privat me presidentin amerikan të dielën para fillimit zyrtar të samitit. g.v/abcnews.al