Tjetër futbollist i Laçit transferohet te Menemespor, gati zyrtarizimi

schedule13:34 - 31 Janar, 2020

schedule 13:34 - 31 Janar, 2020

Mbrojtësi i Laçit, David Domgjoni, do të transferohet te skuadra turke e Menemespor. Pas Gentian Selmanit, që la Laçin në verë për të shkuar te Menemespor, edhe Domgjoni do të veshë fanellën e ekipit turk.

Domgjoni ndodhet aktualisht në Turqi dhe mbrojtësi pasi të kalojë vizitat mjekësore, pritet të firmosë kontratën dhe të prezantohet si futbollisti më i ri i Menemespor. Nuk dihet ende sa është shuma e paguar për shërbimet e mbrojtësit.

Me fanellën e Laçit, David Domgjoni ka luajtur 22 ndeshje në Superiore, 18 prej tyre këtë sezon. 22 vjeçari ka arritur të shënojë edhe një gol në elitën e futbollit shqiptar, si dhe mund të mbulojë dy pozicione, si në qendër të mbrojtjes, ashtu dhe në krahun e majtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!