Tekniku Gareth Southgate u largua nga drejtimi i “Tre Luanëve” pas finales së dytë radhazi të humbur në Evropian dhe në mediave po aludohet për teknikun e radhës, teksa pasditen e kësaj të mërkure ka dalë një emër i ri.
Deri tani përfliteshin emra si Pep Guardiola, Mauricio Pochettino, Eddie Howe, Graham Potter dhe Lee Carsley, mirëpo tashmë në listë ka hyrë edhe greko-australiani, Ange Postecoglou.
Tekniku i Tottenham mbylli edicionin e parë në Premier League, teksa zhvilloi një punë shumë të mirë në krye të Spurs, teksa dhuroi futboll të shpejtë dhe të bukur me skuadrën londineze dhe tashmë është pjesë e dëshirave të drejtuesve të futbollit anglez. /i.m /abcnews.al