Tjetër dramë në Mesdhe, mbyten 15 emigrantë

schedule22:21 - 21 Tetor, 2020

schedule 22:21 - 21 Tetor, 2020

Një tjetër tragjedi është regjistruar në det. Të paktën 15 emigrantë nga Libia janë mbytur në ujërat e Mesdheut, njoftoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Emigrantët humbën jetën pas fundosjes së anijes së tyre në brigjet e Sambratha të Martën 70 km në perëndim të Tripolit.

“Pesë të mbijetuar u morën nga peshkatarët dhe u transportuan përsëri në tokë, ” shkroi sot në Twitter Federico Sonda, kreu i misionit të IOM në Libi.

Natën e kaluar, Garda Bregdetare përgjoi më shumë se 70 emigrantë të tjerë dhe i transportoi përsëri në territorin libian, shtoi Sonda.

Përkundër incidenteve të dhunshme që kanë vazhduar që nga rënia e regjimit të Muammar Gaddafi në 2011, Libia mbetet një pikë e rëndësishme tranziti për emigrantët që largohen nga pjesë të tjera të Afrikës dhe Lindjes së Mesme që kërkojnë të arrijnë në Evropë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!