Tjetër disfatë për Abramovich, ish-pronari i Chelsea humb gjyqin kundër sanksioneve të BE-së

schedule12:59 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 12:59 - 20 Dhjetor, 2023

Miliarderi rus, Roman Abramovich, humbi ditën e mërkurë çështjen e tioj gjqyësore kundër sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Bashkimi Europian, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Zyrtarët rusë dhe një mori biznesmenësh rusë, si Abramovich, u përballën me sanksione. Përveç kësaj, BE ngriu asetet ruse me vlerë qindra miliarda dollarë.

Abramovich kishte paraqitur një sfidë ligjore, megjithatë, në gjykatën e BE-së, mbështeti sanksionet ndaj tij.

“Gjykata e Përgjithshme hedh poshtë ankesën e zoztit Abramovich, duke ruajtur kështu masat kufizuese të marra ndaj tij. Këshilli nuk gaboi kur vendosi të përfshijë dhe më pas të mbajë emrin e Abramovich në listat e sanksioneve në fjalë, në dritën e rolit të tij në Evraz Group dhe, në veçanti, në kompaninë e tij mëmë”, tha gjykata e BE-së në vendimin e saj./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!