Tjetër dëmtim te “galaktikët”, Ancelotti humb për 2 muaj e gjysmë “yllin” e skuadrës

schedule17:36 - 18 Nëntor, 2023

schedule 17:36 - 18 Nëntor, 2023

Përveç humbjes, ndeshja kualifikuese për Botërorin e vitit 2026 ndaj Kolumbisë, nuk rezultoi “fatsjellëse” as për “yllin” e “galaktikëve” të Real Madrid, Vinicius Junior, i cili u dëmtua në kofshën e këmbës së majtë dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27′ të sfidës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave braiziliane pas vizitave të detajuar mjekësore nuk janë pozitive as për Kombëtaren dhe as për “Los Blancos”, me brazilianin që e ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik dhe do të mungojë rreth 2 muaj e gjysmë në fushat e blerta.

Kështu, “ylli” brazilian pritet të mungojë për plot tetë ndeshje ose edhe më shumë, duke lënë një “boshllëk” të madh në sulmin e “mbretërve” të Madridt. Vincius nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë dy përballjet e mbetura të UEFA Champions League, ndaj Napoli e Union Berlin, si dhe ato të kampionatit ndaj Cadiz, Granada, Real Betis, Villarreal e Alaves. /i.m /abcnews.al