Tjetër dëmtim në radhët e Real Madrid, Vinicius Jr alarmon “Los Blancos”

schedule17:19 - 17 Nëntor, 2023

schedule 17:19 - 17 Nëntor, 2023

Vinicius Junior është lojtari i radhës i Real Madrid që ka pësuar një dëmtim së fundmi, duke rritur edhe më shumë problemet te “Los Blancos”.

Madrilenët dukej sikur po rikuperoheshin nga dëmtimet e tyre në javët e fundit, por pushimi ndërkombëtar ka sjellë dy pengesa të mëdha.

Përveç mungesave të Militao dhe Courtois, Kepa aktualisht është duke u rikuperuar nga dëmtimi, ndërsa Tchouameni me shumë mundësi do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të këtij viti.

Me Francën, Camavinga pësoi një ndrydhje në gju dhe do të jetë jashtë deri në janar. Në sfidën mes Kolumbisë dhe Brazilit, Vinicius Jr luajti vetëm 27 minutat e para, pasi u largua i dëmtuar.

Nga Spanja raportojnë se ende nuk ka një diagnozë zyrtare për sulmuesin brazilian, duke mbajtur kështu në ankth Ancelottin./h.ll/abcnews.al