Ushtria e Libanit ka gjetur 4.35 ton nitrat amoni afër hyrjes në portin e Bejrutit, vendi ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm muajin e kaluar.
Shpërthimi në fjalë u shkaktua nga një rezervë e madhe e së njëjtës lëndë kimike shumë shpërthyese, që u mori jetën 191 personave, shkruan abcnews.al
Ushtria tha në një deklaratë të enjten se ekspertët e tyre u thirrën për një inspektim dhe gjetën kimikatin e rrezikshëm në katër kontejnerë të vendosur pranë portit.
Tashmë inxhinierët e ushtrisë “po merren me të”, sipas deklaratës që u krye nga agjencia shtetërore e lajmeve NNA.
Ende nuk ka detaje mbi origjinën e kimikateve ose pronarin e tyre.
Zbulimi vjen gati një muaj pasi gati 3,000 ton nitrat amoni i ruajtur në portin e Bejrutit për gjashtë vjet shpërtheu, duke lënë pas shkatërrim total dhe duke marrë qindra jetë njerëzish.
Veç 191 viktimave, më shumë se 6,000 persona të tjerë mbetën të plagosur. s.b/abcnews.al/