Tre viktima në aksidente/ Lëvizte me biçikletë, makina përplas 40-vjeçaren në Kamëz

schedule18:20 - 2 Janar, 2020

schedule 18:20 - 2 Janar, 2020

Një grua vdiq në aksident, teksa u përplas nga makina në Kamëz. Policia njofton se makina tip “Fiat” ka përplasur një 40-vjeçare që levizje me biçikletë në Bulevardin Blu. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, ndërsa viktima ende nuk është identifikuar. Kjo është viktima e tretë që shënohet në më pak se 24 orë. Sot në mesditë rreth orës 15:00 nga përplasja e dy mjeteve në Porcelan, u aksidentuan dy kalimtarë të rastësishëm, që ndërruan jetë në vend.

Njoftimi i policisë për aksidentin e Kamzës:

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al

Lexo edhe: Aksidenti fatal në Porcelan/ Identifikohet viktima e parë: Erion Balla, 36-vjeç nga Rresheni

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!