Tjetër aksident fatal, vdes 66-vjeçari në Durrës

schedule09:53 - 3 Shkurt, 2023

schedule 09:53 - 3 Shkurt, 2023

DURRËS- Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vend. Pas vdekjes së të riut në Tiranë, një 66-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit. Policia bën me dije se 66-vjeçari  me iniciale Q.T Duke drejtuar motomjetin ka dalë nga rruga dhe për fat të keq përplasja ka rezultuar fatale.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.