Tjetër afrim te Vllaznia, “Kuqeblutë” firmosin me ish-mbrojtësin e Skënderbeut

schedule18:16 - 5 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 5 Qershor, 2024

Pas një fund-sezoni vërtetë dëshpërues, “Kuqeblutë” e Vllaznisë i kanë hyrë seriozisht merkatos së verës, teksa pas ish-mesfushorit, të “Bardhebluve”, të Tiranës, Ardit Deliu, pasditen e kësaj të mërkure kanë zyrtarizuar një tjetër afrim në radhët e tyre.

Bëhet fjalë pas ish-qendërmbrojtësin e “Bardhekuqve”, të Skënderbeut, Melos Bajramin, me 22-vjeçarin, nga Maqedonia e Veriut, i cili zbarkon në “Loro Boriçi”, pas një aventure jo dhe aq të gjatë te skuadra e Gjilanit, në elitën e futbollit kosovar, “Albi Mall Superliga”.

Futbollisti ka qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin 2021-2022, por më pas kaloi në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke luajtur në vitet e fundit me skuadra si Shkupi, Makedonija GP. Ai ka nënshkruar një kontratë për një sezon më të drejtë rinovimi me shkodranët, të cilët e shohin si alternativë zëvendësimi për dyshen Juric-Stojanovic. /i.m /abcnews.al

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!