Mund të konsiderohet si një investim për të ardhmen nëse arrin të shpërthejë edhe në elitën e futbollit portugez, me “Shqiponjat” e Benfica që kanë kompletuar transferimin e parë të kësaj merkatoje vere, duke forcuar repartin ofensiv, me një emër cilësor si anësori gjerman i Heidenheim, Jan-Niklas Beste.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të merkatos, Fabrizio Romano, bordi i “Luzitanëve” ka derdhur në arkat e holandezëve vetë 8 milionë euro e sa i përket kontratës personale ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë diku te 2 milionë euro në sezon.
Ndërkaq, kujtojmë se Beste ishte një ndër anësorët më produktiv në të gjithë Evropën, sezonin e shkuar, teksa arriti të dërgojë plot 8 herë topin në rrjetë, si dhe të dhurojë 13 asistime për shokët e tij të skuadrës, në 46 përballje. /i.m /abcnews.al