Titullin e ri i Princit Harry bën xhiron e rrjetit, kuptimi në gjuhën japoneze do t’ju habis

schedule07:38 - 21 Prill, 2021

schedule 07:38 - 21 Prill, 2021

Pasi dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore në fillim të vitit 2020, Princi Harry mori detyrën e Shefit të Ndikimit në një StartUp Amerikan, BetterUp Inc.

Ky titull nganjëherë referohet si ” chimpo”, një shkurtesë e cila në japonisht do të thotë “penis” dhe është bërë virale në mediat sociale, raporton Daily Mail.

Sipas japonezes SoraNews24, në mediat sociale të vendit, kishte shumë reagime ndaj titullit të ri të punës së Princit Harry.

A mund ta imagjinoni që ai vjen në Japoni dhe u prezantohet kolegëve si një “chimpo”? “Do të doja të isha në një cep për të parë fytyrat e tyre”, komenton një përdorues.

“Pavarësisht se sa vjeç jeni, kur dëgjoni fjalën” chimpo “gjithmonë qeshni”, shkruajti dikush tjetër. “Vë bast që lajmi shkaktoi shumë të qeshura në mesin e fëmijëve të shkollës së mesme,” komentoi një i tretë.

“Pra, tani titulli i tij është” Penisi Mbretëror”?”, pyeste një tjetër.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!