Titulli i La Liga nuk mjafton, talenti “katalanas” vendos rekordin e veçantë

schedule13:40 - 17 Maj, 2023

schedule 13:40 - 17 Maj, 2023

Barça e fitoi frikshëm titullin e La Liga këtë sezon, teksa 4 javë nga fundit “katalanasit” udhëheqin me një diferencë prëj 14 pikësh, me ndjekësit e tyre më të afërt, rivalët historikë të Real Madrid.

Mirëpo, lajm nuk përbën fitimi i trofeut, në një sezon të dominuar tërësisht nga djemtë e Xavit, por rekordin i ri që ka vendosur njëri prej “katalanasve”, në momentin kur këta të fundit u shpallën zyrtarisht kampionë të La Liga, pas fitores “magjike”, 2 me 4 në derbin ndaj Espanyol.

Bëhet fjalë për talentin e “blaugrana”-ve, Lamine Yamal, me anësorin e repartit ofensiv që arriti të fitojë titullin e parë kampion në moshën 15 vjeç e 304 ditë, duke u kthyer në lojtarin më të ri që arrin ta bëjë këtë gjë.

Në rekordin e vendosur, Yamal kaloi një tjetër “katalanas”, me qendërmbrojtësin, Marc Muniesa, që u shpall kampion i La Liga në vitin 2009, në moshën 17 vjeç e 51 ditë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!