Titulli dhe mbijetesa në Superiore, cilat janë ndeshjet e fundit të kampionatit

schedule21:57 - 17 Maj, 2021

schedule 21:57 - 17 Maj, 2021

Superiorja prodhoi rezultate mjaft interesante ditën e sotme, me Partizanin që mori vendin e parë pas fitores kundër Teutës. Durrsakët renditen në vendin e dytë, ndërkohë që edhe Laçi e Vllaznia janë afruar me dy pikë.

Gara për titull është mjaft interesante, pasi të premten katër skuadrat e kreut përballen mes tyre. Partizani pret Vllazninë dhe një fitore e çon me një dorë te trofeu, kurse Teuta shkon në Lacc, ku kurbinasit do tentojnë të shfrytëzojnë edhe fishekun e fundit.

 

Java e 35-te e Superiores

Java e fundit Laçin e përball me Vllazninë, kurse për Teutën gjërat janë më të lehta. Durrsakët presin Apoloninë, ndaj në transfertën e kësaj jave do tentojnë maksimumin, duke pritur ndonjë dhuratë nga Partizani-Vllaznia.

Tirana luan me Apoloninë dhe Skënderbeun dhe mund të ketë 6 pikë në xhep, por shanset për të kapur kupat e Europës nuk varen më prej tyre. Gara për mbijetesë është mjaft interesante. Këtë javë luhet finalja e parë, Kastrioti-Bylisi.

Fitorja e krutanëve do rrëzonte përfundimisht ballshiotët dhe normalisht do festonte edhe Partizani, që ndeshjen e fundit të kampionatit e ka në Ballsh. Kastrioti, me një barazim me Bylisin dhe me një fitore javën e fundit kundër Kukësit do të shpëtonte nga rënia direkte.

Skënderbeu nga ana tjetër me një fitore kundër Kukësit javën e ardhshme do t’i mbyllte llogaritë më rënien e menjëhershme. Java e ardhshme e kampionatit është mjaft interesante dhe priten me interes rezultatet që do të regjistrohen, për të mësuar më shumë për ekipet që luajnë për mbijetesë dhe ekipin që fiton titullin. /abcnews.al

 

Java e 36-te e Superiores

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!