Pas Real Madrid, Bajerni është gjiganti i radhës që preket nga COVID-19. Vetë klubi bavarez njofton se ylli i mbrojtjes, Niklas Sule është diagnostifikuar si i prekur me koronavirus dhe është izoluar menjëherë, i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe stafit.
Niklas Süle, 25, ist positiv auf COVID-19 getestet worden. Der Abwehrspieler des FC Bayern München befindet sich in häuslicher Quarantäne, es geht ihm gut.
— FC Bayern München (@FCBayern) November 2, 2020
Fatmirësisht gjermani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është vetëm në pritje të largimit të virusit nga trupi i tij. Mbrojtësi është një nga pikat më të forta të Bayernit dhe mungesa e tij pritet të ndikojë te kampionët e Europës.
Thuajse e sigurt mungesa e tij në dy ndeshjet e radhës. Sule pritet të mos jetë ndaj Salzburg në Champions dhe Borussia Dortmund në Bundesliga, si dhe do humbasë grumbullimin e kombëtares gjermane të planifikuar në këtë muaj. /abcnews.al