Titullari i Gjermanisë objektivi i përbashkët, “Aspirinat” shqetësojnë Barçën

schedule19:19 - 19 Korrik, 2021

schedule 19:19 - 19 Korrik, 2021

Matthias Ginter është një nga lojtarët më të mirë të M’Gladbach. Qendërmbrojtësi ia ka dalë të fitojë edhe një fanellë titullari në kombëtaren gjermane dhe është afër një aventurë të re në karrierë.

Bild shkruan se dy klube po garojnë për shërbimet e 27-vjeçarit: Barcelona dhe Bayer Leverkusen. M’Gladbach kërkon 20 milion euro për ta lënë të lirë Ginter.

 

Ginter

“Aspirinat” janë gati të paguajnë këtë shumë, por lojtari preferon transferimin në “Camp Nou”. Barcelona, që ndodhet në krizë për para, kërkon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje.

Gara vazhdon, Leverkusen është për momentin në “pole”, por lojtari defensiv nuk është dorëzuar dhe po pret që nga Spanja të vijë një ofertë që do kënaqte M’Gladbach. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!