Titullarë dhe humbje, mbrëmje “jo” për Memushajn dhe Manajn

schedule23:06 - 27 Shtator, 2019

schedule 23:06 - 27 Shtator, 2019

Mbrëmje për t’u harruar për Ledian Memushajn dhe Rey Manajn. Pescara e mesfushorit vlonjat u turpërua në shtëpi nga Crotone, që e mposhti me rezultatin 0-3. Memushaj u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, por pa arritur të ndihmojë ekipin e tij që të evitojë humbjen.

Crotone shënoi dy herë me anë të Benalit, ndërsa Crociata vulosi fitoren me golin e shënuar në minutat e fundit. Pescara renditet në mesin e tabelës me 7 pikë, ndërsa Crotone ngjitet përkohësisht e treta me 11 pikë, një më pak se kryesuesit e Ascolit.

Edhe Rey Manaj u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes me Albaceten në humbjen 3-2 përballë Las Palmas në transfertë. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë dhe trefishuan sfidën në mesin e pjesës së dytë.

Albacete reagoi dhe gjeti dy herë rrjetën në minutat 86’ dhe 90+4’. Zozylua dhe Acuna ishin autorët e golave, ndërsa kjo ishte humbja e katërt për Albaceten, që renditet në vend të gjashtë me 12 pikë. /abcnews.al

Pescara – Crotone 0-3
Las Palmas – Albacete 3-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!