Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Titull me flamur kuqezi në Itali/ Çekrezi dhe Sheji, kampionë në Apenine në ligën U17

schedule13:45 - 21 Qershor, 2025

schedule 13:45 - 21 Qershor, 2025

Patën shumë fat, por siç thuhet “fituesi nuk gjykohet”. Dy shqiptarë u shpallën kampionë të Italisë në kampionatin U17, e në fund festuan me flamurin kuqezi.

Këta janë Lukas Çekrezi dhe Rikardo Sheji, të cilët ishin titullarë në finalen e madhe për titull mes ekipit të tyre, Torino U17, përballë Milanit.

Në stadiumin e Frozinones, dy futbollistët e Shqipërisë U17 u detyruan të përballonin një rival që luajti më mirë se ata, me Çekrezin që kishte në krah shiritin e kapitenit. Kuqezinjtë patën epërsi duke goditur dy herë shtyllat, ndonëne pa gjetur golin.



Në minutën e 62-të, finalja ndryshoi sepse Milani mbeti me 10 lojtarë. Vekiu mori kartonin e dytë të verdhe, pra edhe të kuqin dhe u përjashtua.

Megjithatë, Torino nuk përfitoi nga epërsia numerike ndonëse e kërkoi fitoren për të mos shkuar tek shtesat dhe tek penalltitë.

Ndodhi pikërisht kështu, dhe fati I trofeut u vendos nga 11-metërshat, me shifrat 5-4, pasi portieri Çerezer priti gjuajtjen e milanistit Borsani, ndërsa nga skuadra e shqiptarëve shënuan të gjithë.

Në fund, Çekrezi dhe Sheji festuan me flamurin kuqezi në duar, ndërsa pikërisht kapiteni Çekrezi ngriti lart kupën e Serisë A për 17-vjeçarët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!